Në mesin e luftëtarëve të lirisë që ranë heroikisht në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998 me forcat armike në malet e Pashtrikut, e ku ra edhe njëri nga komandantët më emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi, ishte edhe ushtarja 21-vjeçare e UÇK-së.
Luljeta Shala bashkë më të tjerët në dhjetor të vitit 1998 u nisën nga Shqipëria për në Kosovë që të sjellin armatim.
Urimet që i mori ky grup për fat dhe rrugë të mbarë nuk u dolën.
Një ditë pasi u nisën, ata ranë në pritë të organizuar nga forcat serbe në malet e Pashtrikut.
Aty mbeti e vrarë kjo vajzë nga Krajkova e Drenasit, i fejuari i saj Hysen Bujupi, Mujë Krasniqi edhe 33 ushtarë të tjerë.
Ajo u vra nëntë muaj pasi iu bashkua UÇK-së, gjatë së cilës kohë edhe u fejua me Bujupin.