Në aeroplanin e US Air Force, që po nisej për manovra nga një luginë në Walles, u pa edhe një skenë e rrallë dhe jo shumë e përshtatshme.
Dy ushtarë ishin ulur në cep të pjesës së pasme të C-130 Hercules dhe kishin nxjerrë këmbët përjashta, ndërsa ndodheshin në afro 80 metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Madje, ushtarja edhe kolegu i tij, dukeshin në humor të mirë, ndërsa fluturakja lëvizte me afro 500 kilometra në orë.
Forcat amerikane, në bashkëpunim me ato britanike, vazhdimisht kryejnë manovra të ndryshme, si kësaj radhe që lëvizën në zonën e caktuar të fluturimit të ulët ushtarak.
Me kërkesën e US Air Force, për një fluturake që do dërgonte trupa për të shërbyer në Luftën e Koresë, C-130 Hercules është dizajnuar nga Lockheed Martin.
Fluturakja ushtarake i ka katër motorë të mëdhenj dhe hapje krahësh prej 40 metrash, teksa në bordin prej afro 30 metrash mund të vendoset ngarkesë deri në 22 tonelata. /Telegrafi/