Site icon Telegrafi

Ushtarët amerikanë do të kryejnë stërvitje ajrore në Polac

Foto: Arkiv

Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Mitrovicë Jugore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se me këtë rast do të mbyllet qarkullimi ngjitur me zonën e stërvitjes.

Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike referuar njësive ajrore.

“Për shkak të sigurisë, qarkullimi në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes parashikohet të mbyllet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version