Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë dhënë ndihmën e tyre për FSK-në në lidhje me gjendjen emergjente në Deçan.
Lajmin e ka dhënë ministri Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
”Trupat e FSK-së së bashku me trupat ushtarake amerikane në operacionet për të kapërcyer situatën emergjente në Deçan”, ka shkruar Mehaj.
Për gjetjen e shkaktarëve të helmimit të banorëve në Deçan janë angazhuar të gjithë mekanizmat shtetërorë, përfshirë edhe ata të sigurisë.
Ndryshe, dje Mehaj ka bërë të ditur se Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.
Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. /Telegrafi/