Site icon Telegrafi

Ushtarët amerikanë ia mësyjnë hapësirës, interesim i madh për njësinë më të re të ushtrisë së SHBA-ve

Mbi 2.000 pjesëtarë të forcave ajrore të SHBA-ve janë shprehur të gatshëm t’i bashkohen forcave amerikane hapësinore, raporton Military.

Aplikimet kanë filluar të ndodhin në fillim të këtij muaji, kurse njësia më e re e ushtrisë sipas Pentagonit, i ka 16 mijë pjesëtarë të forcave ajrore të  cilëve u janë dhënë përkohësisht detyrat në kuadër të shërbimit të ri nga ish-komanda luftarake hapësinorë e forcave ajrore, transmeton Telegrafi.

Forcat hapësinore më 1 maj ua kanë dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që pjesëtarët e forcave ajrore që kanë qenë aktiv në pozicionin aktiv, të marrin një mision të ri. Pritet që aplikimet të jenë të qasshme edhe për njësitë tjera.

“Nga 13 maji, forcat amerikane hapësinore kanë pranuar mbi 2.000 kërkesat nga pjesëtarët e forcave ajrore që vullnetarit të transferohen në shërbim të ri”, ka bërë të ditur zëdhënësja e ushtrisë hapësinorë Lin Kirby.

Kujtojmë që në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin që të fillojë planifikimin e ri të një ushtrie të pavarur që do të fokusohej në operacione hapësinore. Forcat amerikane hapësinore kanë nënshkruar ligjin në dhjetor të vitit të kaluar si pjesë e ligjit kombëtar të mbrojtjes të këtij viti.

Zëvendëskomandanti i forcave hapësinore, gjenerali David Thompson, ka deklaruar në fillim të kësaj jave se ky shërbim ka hasur në numër të madh të aplikacioneve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version