Telegrafi

Ushtarët amerikanë do të pajisen me “telefon lufte”

Sipas njoftimit të Ushtrisë amerikanë ky Android do të quhet “Joint Battle Cimmand-Platform” (JBC-P) ose shkurt “telefon lufte”. Sipas njoftimit, ky telefon i mençur, i cili aktualisht është nën testim, do të ketë formën dhe përmasat e një telefoni normal, por do të jetë i pajisur me një program që paraqet taktikën e sulmit, identifikimin e ushtarëve, hartën e zonës, identifikimin e pikave të rrezikut etj…

Të githë këta telefona të mençur, me të cilët do të jenë të pajisur të gjithë ushtarët, do të lidhen në një server qëndror, që do të ndodhet në një nga bazat ushtarake, nga ku ushtarëve do ti dërgohen edhe mesazhe, për ndonjë ndryshim të mundshëm të planit. /Telegrafi/