Telegrafi

Ushtarakët e Maqedonisë paralajmërojnë grevë

Ushtarët dhe të punësuarit në drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, si edhe në qendrën për menaxhim me krizat, kërkojnë nga qeveria që të plotësojë kërkesat e tyre deri më 13 maj, në të kundërtën do të protestojnë dhe mbajnë grevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të angazhimeve të vazhdueshme në kufirin jugor dhe verior të vendit, këta të ushtarë dhe të punësuar kërkojnë rritje prej 20% të rrogës, mëditje më të lartë dhe respektim të ndryshimeve ligjore për angazhim jashtë vendit të punës. Ata janë të përfshirë në krizën e refugjatëve.

Sindikata thotë se Ushtria deri tani ka gjetur mjete për kërkesat themelore, përgatitjet dhe ushqimin, por ende nuk i kanë paguar ushtarët për mëtitjet e nëntorit të vitit të kaluar. Më tej, sindikalistët e policisë thonë se edhe MPB-ja u ka borxh për ndrimet e punës të policëve për shkak të protestave të migrantëve.

Ata e përjashtojnë mundësinë e protestave, por pohojnë se janë të lodhur dhe efikasiteti i tyre mund të ulet./Telegrafi/