Telegrafi

Ushqimi yndyror rrit gjasat për kancerin e gjinjve

Ka shumë dëshmi që lidhin ushqimin me nivel të lartë yndyrash, me një rritje modeste të kancerit të gjirit në mesin e grave të moshuara. Por nevojiten më shumë studime për të vërtetuar këtë një herë dhe përgjithmonë.

Gjatë një studimi të fundit, Instituti Amerikan për Kancerin, ka dëshmuar se gratë, ushqimi i të cilave ka përfshirë më shumë yndyra, kanë qenë të prira 15% më shumë ndaj kancerin e gjirit se sa gratë të cilat kanë ngrënë më pak yndyra. Ata kanë studiuar gra me mbipeshë, por edhe me peshë normale, me një mesatare moshe prej rreth 50 deri në 71 vjet.

Ky studim mendohet se mund të kontribuojë në debatet që zhvillohet rreth ushqimit të pasur me yndyra dhe rrezikut nga kanceri i gjirit. Megjithëse kjo përqindje e ngritjes është modeste, marrë në numrin e përgjithshëm të rasteve, është një e dhënë mjaft me rëndësi. Por, studiuesit sugjerojnë që gratë duhet të fokusohen më shumë në humbjen e peshës së tepërt se sa në uljen e ushqimit me yndyra. /Telegrafi/