Telegrafi

Ushqimi yndyror dhe truri

Revista Cell njofton se shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lipoidi prodhimi i të cilit shtohet në sistemin tretës me rastin e konsumimit të ushqimit të yndyrshëm. Ky lipoid quhet N-acilfosfatidiletanolamin ose NAPE, i cili nga zorrët depërton në qarkullimin e gjakut dhe shkon drejt në tru.

Forma më e pasur e lipoidit NAPE supozohet të jetë faktor rregullues i konsumimit të yndyrave, madje edhe atëherë kur ajo merret në ndonjë rrugë ndërmjetëse. Në këtë mënyrë shkencëtarët mendojnë se do të mund të krijonin një lloj mjekimi me anë të rritjes së nivelit të lipoidit NAPE që do të sillte deri te një metodë e re e trajtimit të mbipeshës.

Eksperimentimet e deritanishme janë realizuar te minjtë, të cilëve u është dhënë pesë ditë rresht NAPE, ndërsa kjo ka rezultuar me zvogëlimin e konsumimit të ushqimit dhe rënien e peshës trupore. Edhe dhënia me anë të infuzionit direkt në tru ka rezultuar me zvogëlimin e futjes së kalorive në organizmin e miut. /Telegrafi/