Site icon Telegrafi

Ushqimi vegjetarian zvogëlon rrezikun për katarakt

Sipas të dhënave të grumbulluara nga shkencëtarët pranë Universitetit të Oxfordit në një studim 15 vjeçar, katarakti ishte i pranishëm te 3 nga 50 persona që rregullisht konsumonin mish, ndërsa te vegjetarianët katarakti paraqitej te 2 nga 50 persona.

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 27.000 participantë të moshave mbi 40 vjeç, pohon se vegjetarianët dhe veganët kanë 30 deri në 40 për qind rrezik më të ulët për shfaqjen e kësaj sëmundjeje të syrit, në raport me njerëzit që nuk e përjashtojnë mishin nga ushqimi i tyre.

Nga faktorët e rrezikut për zhvillimin e kataraktit përmendim: mosha e shtyrë, duhanpirja, diabeti dhe ekspozimi ndaj dritës së fortë të diellit. /Telegrafi/

Exit mobile version