Telegrafi

Ushqimi vegjetarian mbron zorrët

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushqimi me sasi të vogël të fibrave ushqyese mund të shkaktojë sëmundjen divertikulare të zorrëve, ashtu që vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak se konsumojnë ushqim të bollshëm me fibra ushqyes.

Me qëllimin për t’i vërtetuar këto pohime, është realizuar një studim, i cili është marrë me lidhshmërinë e ushqimit vegjetarian dhe paraqitjen e sëmundjeve të zorrëve, ndërsa në të janë përfshirë 47.033 participantë, prej të cilëve 15.459 ishin vegjetarianë.

Studimi ka zgjatur 11 vjet e gjysmë, ndërsa rezultatet kanë treguar se vegjetarianët janë më pak të prirë që të zhvillojnë sëmundje të zorrëve, krejt kjo falë fibrave ushqyes që janë pjesë e ushqimit të tyre (pemë, perime, drithëra…). /Telegrafi/