Site icon Telegrafi

Ushqimi i sigurt – çelësi i shëndetit

Shëndeti lidhet ngushtë me ushqimin që e konsumojmë çdo ditë. Ushqimet jo të sigurta dhe jo të shëndetshme janë shkaktar të më shumë se 200 sëmundjeve të ndryshme sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi. Ushqimet jo të sigurta përmbajnë mikroorganizma dhe kemikate të ndryshme me pasoja të rënda për shëndetin tonë, duke bërë që çdo i dhjeti person të vuajë nga një sëmundje e shkaktuar nga ushqimi.

Andaj, secili nga ne duhet të provojë që të ushqehet shëndetshëm dhe sigurt. Tek fëmijët dhe të moshuarit, ushqimi i sigurt është i domosdoshëm, pasi që ata janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që shkaktohen nga ushqimi, e në veçanti nga diarrea. Ushqimi i sigurt na jep nutrient të nevojshëm për të pasur energji për të qëndruar aktiv, si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mentale. Kështu, ushqimi është çelësi i një jete të shëndetshme, të lumtur dhe aktive.

Ushqimet e sigurta nuk i gjeni kudo, prandaj ne ju preferojmë ushqimet e sigurta dhe të cilësisë së lartë COOP Italia. Këto janë produkte të sigurta për konsumim dhe të shëndetshme, të cilat konsumohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA.

COOP janë shumë transparent rreth përbërjes së produkteve të tyre dhe mënyrës së prodhimit. Qëllimi i tyre është ofrimi i produkteve ushqimore me shumë vlera ushqyese dhe pa përbërës artificial. Për këtë arsye produktet COOP nuk janë të modifikuara gjenetikisht, nuk përmbajnë vaj palme, gluten apo yndyrna të hidrogjenizuara.

Këto produkte janë të sigurta dhe të shëndetshme edhe për fëmijë, pasi që nuk përmbajnë ngjyrues artificial, përbërësit nuk janë të trajtuar pas korrjes dhe aditivi u shtohet produkteve vetëm në raste kur është i nevojshëm. COOP Italia ofron një mori produktesh ushqimore natyrale, të shijshme, me vlera, të shëndetshme dhe të sigurta për konsumim. Këto produkte i gjeni vetëm në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

artikull i sponsorizuar
Exit mobile version