Site icon Telegrafi

Ushqimi i shërbyer në lavaman apo enën e qenit, në mesin e rasteve që lanë mysafirët e hutuar (Foto)

Elayne Okaya ka qenë në një restorant në Keni, ku porositi sallatë, ndërsa i shërbyen sallatat në dërrasën për prerje, me pak djathë dhe sos.

Fotografinë e servimit të pazakontë, ajo e postoi në Twitter, duke u pasuar nga shumë raste tjera, që i kanë lënë mysafirët e hutuar, transmeton Telegrafi.

Llogaria në Reddit ‘We Wont Plates’ e ka shpërndarë imazhin e Okaya, bashkë me disa prej shërbimeve të fundit, duke kërkuar që përfundimisht ushqimet të vendosen në pjata.

Kapaku i shportës së mbeturinave, lavamani, ena e qenit apo edhe një cung, janë në mesin e gjërave më të pazakonta dhe jo higjienike ku u shërbyen ushqimet. /Telegrafi/

Exit mobile version