Ushqimi dhe stili i shëndetshëm i jetesës janë esencialë për shëndetin e zemrës.
Por mos u brengosni – ndryshimi i shprehive të ngrënies nuk është aq i vështirë sa mund të mendoni, transmeton Telegrafi.
Sarah Flower, nutricioniste, ka treguar se janë disa nutrientë që na ndihmojnë ta ulim kolesterinën dhe ta mbajmë zemrën ‘të lumtur’.
Kujdes me kalciumin
Sasitë e tepërta të kalciumit mund të shkaktojnë gurë në veshka, dhe, mes tjerash, bllokim të artereve. Është e rëndësishme që të zgjedhni burime të mira të kalciumit, siç janë perimet e gjelbra, arrat dhe farat.
Licopeni…
Studime të shumta dëshmojnë se licopeni është i mirë kundër inflamacionit, por gjithashtu besohet se licopeni ndihmon në rritjen e fleksibilitetit të artereve dhe ndjeshmërinë e enëve të gjakut ndaj oksidit nitrik, që ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe fleksibilitetin e mureve të enëve të gjakut. Domatet janë të mbushura me licopen, e gjithashtu edhe frutat tjera me ngjyrë të kuqe.
Magnezi, shpëtimtar i vërtet
Magnezi është vital për shëndetin e zemrës. Zemra është muskul, ndërsa magnesi ndihmon në relaksimin e muskujve. Ushqimet e pasura me magnez, si perimet, arrat dhe farat, janë tejet të shëndetshme për shëndet të zemrës.
Peshku
Acidet yndyrore omega-3 që i posedon peshku luajnë rol të rëndësishëm në funksionin e trurit, në rritjen normale dhe zhvillimin. Por gjithashtu mungesa e këtyre acideve është ndërlidhur me një sërë problemesh kardiovaskulare. /Telegrafi/