Telegrafi

Ushqimi për matkën, ilaç për njerëzit

Bari i bletës është ndarja e gjëndrave të gurmazit të bletëve punëtore të moshës 8-12 ditësh. Ai është “qumësht” i bletëve për larvat e bletëve dhe ushqim për amën në kohën e vendosjes intensive të vezëve. Ky koncentrat i shkëlqyeshëm me materie ushqyese i mundëson amës që të jetojë më shumë se pesë vjet, derisa jetëgjatësia e bletëve punëtore është vetëm 2 deri në 4 muaj.

Sipas dukjes, është homogjene, e patejdukshme dhe substancë në formë kremi ngjyrë të bardhë dhe e verdhë e mbyllët. Përbërja kimike është shumë e ndërlikuar. Përbërësit themelorë janë uji, albuminat, sheqeri, yndyra dhe kripërat minerale. Rreth 3 për qind e përbërjes së saj akoma nuk është identifikuar. Në natyrë nuk ekziston burim tjetër i kësaj substance dhe as që është e mundshme të prodhohet artificialisht.

Qumështin e amës, mund ta përdorin fëmijët sepse nxit rritjen dhe zhvillimin, të moshuarit sepse rinon çdo qelizë, sportistët sepse është biostimulatori më i madh natyral, njerëzit me punë sepse shton rezistencën nga stresi, si deh njerëzit e shëndetshëm sepse jep vitalitet dhe energji. /Telegrafi/