Të ftuarit në një ceremoni martesore që është zhvilluar diku në Shtetet e Bashkuara, mbetën të befasuar me ushqimin e pazakontë që iu shërbyen.
Fotografitë e realizuara në fshehtësi, tregojnë për një mungesë përkushtimi ndaj dasmorëve, që disa e kanë quajtur edhe nënçmim, transmeton Telegrafi.
Djathë i mbështjellë në qese, pjepër në kube, karota dhe perime tjera të prera, ishin disa prej ushqimeve që ndodheshin në një tavolinë të përbashkët.
Ëmbëlsira që dukeshin të punuara shumë dobët dhe portokaj të ndarë në mes, disa prej të cilëve edhe kishin etiketën e kapur, nuk iu lanë të ftuarve shije të mirë, pasi dukeshin shumë keq.
“Kam shërbyer ushqime të ngjashme, por në ditëlindjen e tretë të fëmijës tim” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, kjo është konsideruar si një dasmë spontane, që sipas të gjitha gjasave është organizuar prej familjarëve dhe jo profesionistëve. /Telegrafi/