Telegrafi

Ushqimi pa kafeinë ndihmon në kontrollin e diabetit

Shkencëtarët po ashtu paralajmërojnë se kafeina do të mund të pengojë në përpjekjet që sëmundja të kontrollohet.

Hulumtuesit kanë vëzhguar dhjetë persona, të cilëve iu ishte diagnostikuar diabeti, lloji 2, me ç’rast secili person brenda ditës kishte konsumuar dy filxhanë me kafe dhe kishte provuar që përmes ushqimit, ushtrimeve dhe me ilaçe ta kontrollojnë sëmundjen, pa insulinë shesë përmes injeksioneve.

Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësit kishin marrë tableta që përmbanin sasinë e barabartë të kafeinës me katër filxhanë kafe në ditë e më pas në ditën tjetër kishin marrë placebo që nuk përmbanin kafeinë.

Sipas rezultateve të botuara në “Diabetes Care”, me konsumin e kafeinës tek pjesëmarrësit, niveli i sheqerit në gjak ishte rritur për 8%. /Telegrafi/