Telegrafi

Ushqimi në Adoleshencë themelet për një të ardhme të shëndetshme

Vazhdon edicioni i tretë i ASK TALKS nga American School of Kosova. Kësaj here na bashkëngjitet Blerina Bombaj – Dietologe.

Blerina Bombaj është dietologe klinike, e cila ushtron profesionin e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo është sipërmarrëse e Qendrës Dietologjike ‘Blerina Diet’ që nga viti 2006. Kurse që nga viti 2009 ajo është autore e emisionit ‘Ne jemi çfarë hamë’, si dhe emisionit ‘Blerina’s Diet’ duke ofruar këshilla të ndryshme mbi të ushqyerit e shëndetshëm.

Të hënën me datën 26 janar, 2015 në orën 9.30 Blerina Bombaj do të prezanton para nxënësve të ASK TALKS dhe nxënësve të shkollave publike. Ajo do të jep këshilla të shumta për temën “Ushqimi në Adoleshencë – themelet për një të ardhme të shëndetshme.”

ASK Talks është platformë e përshtatur nga TED TALKS, ku ftohen personalitete të ndryshme inspiruese për të ndarë me publikun tregimet e tyre të jetës, profesionit apo pasionit që ushqejnë.

Ky prezentim përbënë të parin e këtij lloji nën platformën ASK TALKS dhe është i hapur për publikun. /Telegrafi/