Në hulumtim kanë marrë pjesë 7500 meshkuj dhe femra. Në fillim të hulumtimit, i cili ka zgjatur 5 vjet, pjesëmarrësit kanë qenë të moshës mes 55 deri 80 vjet. Asnjë pjesëmarrës nuk ka pasur histori të sulmit në zemër dhe tru, e as sëmundje të sistemit kardiovaskular, por të pranishëm kanë qenë faktorët e rrezikut siç janë diabeti i tipit 2, pirja e duhanit, tensioni i lart i gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit.
Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe sipas mënyrë së ushqyerjes:
• Ushqimi me pak kalori
• Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri
• Ushqimi mesdhetar i bazuar në fruta arrore
Ata që kishin ngrënë ushqim mesdhetar të bazuar në vaj ullirit gjatë javës kanë konsumuar madje l litër të vajit të ullirit. Ata që kanë ngrënë ushqim mesdhetar të bazuar në frutat arrore çdo ditë kanë konsumuar rreth 30 gramë fruta arrore të llojeve të ndryshme. Po ashtu kanë konsumuar pemë dhe perime të freskëta, peshk dhe verë të kuqe. Kanë mundur të hanë mish të bardhë, por kanë shmangur mishin e kuq dhe produktet e mishit.
Në fund të periudhës së hulumtimit, madje 288 pjesëmarrës kanë zhvilluar probleme kardiovaskulare, nga të cilët 109 kanë qenë në grupin e njerëzve me llojin e ushqimit me pak kalori, 96 prej tyre kanë qenë në grupin me ushqim mesdhetar, i cili bazohet në vajin e ullirit, ndërsa 83 prej tyre në grupin me ushqim mesdhetar i cili bazohet në frutat arrore.
Grupi i pjesëmarrësve që kanë konsumuar llojin mesdhetar të ushqimit kanë pasur madje për 30 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët theksojnë që ushqimi mesdhetar është pothuajse lloji më i shëndetshëm i ushqimit. Përfshin konsumin e përditshëm të nutrientëve të rëndësishëm që mbrojnë shëndetin e përgjithshëm, përcjell EvertdayHealth. /Telegrafi/