Telegrafi

Ushqimi mesdhetar dhe karcinoma e prostatës

Disa studime të reja në lidhje me rëndësinë e ushqimit në parandalimin e kancerit të prostatës, rekomandojnë konsumimin më të shpeshtë të likopenit dhe selenit, ndërsa kufizojnë konsumimin e tepërt të kalciumit, i cili mund të jetë i dëmshëm.

Marrja e β-karotenit, qoftë me anë të ushqimit ose në formë preparatesh nuk ka ndonjë rol shumë të madh. Të dhënat e reja tregojnë se vitaminat E dhe D mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje.

Megjithatë, forma më e mirë për parandalimin e karacinomës së prostatës është konsumimi i ushqimit tradicional mesdhetar.