Ushqimi i Maqedonisë është pasuri e fshehur dhe meriton vëmendje më të madhe. Ky është titulli i blogut që e publikoi Lishai Kaufer, këshilltare e Marrëdhënieve me Publikun për ushqim dhe pije pranë agregatorit për lajme “Hafington Post”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për Kauferin, si respektuese e pasionuar e kuzhinës dhe person me përvojë shumëvjeçare në gastronomi, ushqimet nga Maqedonia janë siç thotë, nga më të preferuarat në botë.
“Britani e Madhe është e stërmbushur me kënaqësi kulinare nga e gjithë bota, por nëse i pyesni njerëzit se çka do t’ju ofronin për darkë, me siguri do t’ju përgatisin ushqime nga brumi. Unë jam në mision të theksojë disa nga më të preferuarat e mia në korniza botërore, ndërsa do të fillojë me më pak të njohurën – Maqedoninë”, thekson Kaufer.
Ajo më tej shton se ushqimi nga Maqedoni është nën ndikimin e Mesdheut dhe Lindjes së Afërt, i begatuar me shije dhe shumëllojshmëri, por një kohësisht edhe modest./Telegrafi/