Telegrafi

Ushqimi i shpejtë, vartësi nga kripa

Shkencëtarët koreanë nga Universitet i Daejinit, kanë realizuar një studim te 70 participantë, ndërsa rezultatet kanë treguar se për rritjen e nevojës për ushqim të kripur kishte ndikuar ‘ushqimi i shpejtë’, në veçanti hamburgeri dhe pica.

Nuk duhet harruar faktin që kripa është thelbësore për jetën, mirëpo sipas analizave është vërtetuar se më shumë se 80% e ushqimit të gatshëm përmban më shumë kripë se sa duhet, ndërsa sasia mesatare e kripës që futin njerëzit në organizmin e tyre ëhstë 12 gramë, që është shumë më e lartë se nevojat e organizmit.

Për këtë arsye, autorët e studimit të publikuar në revistën Journal of Human Nutrition and Diet, kërkojnë që të intervenohet te prodhuesit e ushqimit që të kenë kujdes me sasinë e kripës. /Telegrafi/