Tanja Turunxhieva,
Nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553
Secila grua dëshiron të jetë e bukur, elegante në pamje, e pasur shpirtërisht dhe e shëndosh. Por, mendoj se shëndeti është më i rëndësishmi nga të gjithat. Çdo shëndet pasqyrohet dhe është rezultati i ushqimit që e konsumojmë. Konstitucioni dhe ndërtimi metabolitik i grave është i ndryshëm nga ai i meshkujve. E para dhe më e rëndësishmja është që secila grua të ushqehet në mënyrë të drejtë dhe shëndoshe pa marrë parasysh vitet ose moshën e saj. Me këshilla të shkurtra dhe praktike në këtë tekst do të bëjmë përpjekje t’ju ndihmojmë dhe do t’ ju edukojmë për disa probleme dhe sëmundje te grave. Vetën mund të ndihmoni edhe me ushqim, por më e rëndësishme është t’i respektoni këshillat dhe të jeni të disiplinuara.
Nëse keni probleme menstruale ato mund t’i zbutni me ushqim. Shkencëtarët shumë vite me parë kanë vërejtur se ushqimi mund të ndikojë në hormonin femëror estrogjenin, i cili ka ndikim në ciklin menstrual. Nga ushqimet grupi i karbohidrateve ka gjithashtu lidhje të ngushtë me treguesit paramenstrual (TPM). Zbulimet e reja tregojnë të dhënat interesante se si produkte të caktuara dhe përbërës ushqimorë, duke përfshirë këtu edhe kalciumin, manganin dhe veçanërisht yndyrat dhe kolesterolin, mund të ndikojnë në ciklin menstrual. Karbohidrate ndikojnë pozitivisht në TPM-në. Rekomandohet gjatë ushqimit, para TPM-së, të konsumohen karbohidratet e tipit të nishestes si p.sh:
* Patate
* Oriz
* Fije tërshëre
* Elb, grurë
* Misër
Në këtë mënyrë do të zbuten TPM-ja. Të gjitha këto duhet të kombinohen me sallatë të freskët, veçanërisht perime të freskëta rrënjore. Kur një grua gjendet në TPM-në duhet ta zvogëlojë konsumimin e kafesë, gjegjësisht të kafeinës si pije. Pemët ngrisin nivelin e estrogjenit te një grua. Një gjë e këtillë bëhet edhe me anë të mineralit bor. Ushqimi i cili është i pasuruar me bor është:
* Molla
* Dardha
* Rrushi
* Pjeshka
* Rrushi i thatë
* Lëvozhgat
* Pemët thelbore (bademi, kikirikët dhe lajthi – të gjithë këta në formë të freskët)
dhe veçanërisht mjaltë.
Ju rekomandojmë çdo mëngjes ta filloni me 3 molla të bëra në rende, një lugë mjaltë, 10 bajame të freskëta dhe një lugë të madhe rrushi të thatë. Kur gruaja do të ndalojë të prodhojë estrogjen, ajo hyn në menopauzë, me tregues të shpeshtë të valave të nxehta ose të ftohta si edhe me ndryshim të sjelljes dhe disponimit. Mungesa e estrogjenit e zmadhon rrezikun prej sëmundjeve koronare kardiake dhe osteoporozës në moshën më të vonshme. Secila grua mundet si preventivë, që nga rinia, nëpërmjet ushqimit t’i zbus ose t’i parandaloj shfaqjen e këtyre simptomave. Me përdorimin e sojës dhe të farrë së lirit mund të stimulohet estrogjeni tek gruaja në periudhën e postmenopauzës. Prodhimet e sojës me përbërje të madhe të proteinave kanë aktivitete estrogjenike si edhe tofuja, qumështi i sojës, por jo edhe sosi i sojës dhe vaji i sojës.
Nëse një grua ka osteoporozë ajo duhet të kujdeset shumë për ushqimin e saj. Ajo duhet të përdorë ushqim që përbën shumë kalcium, mangan dhe vitaminë D. Në ushqimin e saj ajo duhet të përdorë shumë perime gjethore, peshk deti, lakër, brokol, sojë, fasule dhe duhet të pijë lëng portokalli dhe jogurt.
Shpesh herë te gratë paraqitet infektimi me kandidiazë e cila në mënyrë shumë të thjeshtë mund të zhduket nga organizmi i infektuar. Kandidiaza është një infeksion fungal që ushqehet me sheqerna dhe mund të përjashtohet nga organizmi me eliminimin e marrjes së sheqereve si nutritivë. Nga ushqimi duhet të eliminohen këto produkte:]
* Patatja
* Orizi
* Mielli i bardhë
* Ëmbëlsira dhe torta
* Pemët
* Buka
* Djathi
* Ushqimi i fermentuar
* Kërpudhat
* Tharmi
Prej pijeve duhet të eliminohet çdo lloj i alkoolit duke përfshirë këtu edhe birrën. Ushqim që mund ta eliminojë kandidiazën është hudhra, jogurti (acidofilik) dhe vaji i ullinjve. Duhet të ketë perime në sasi të pakufizuar, kurse nga lëngjet të kulluar në mënyrë të freskët lejohet vetëm lëng limoni pa shtojcë të sheqerit dhe të mjaltës.
Gratë shumë shpesh vuajnë edhe nga obstipacioni (kapsllëku).
Konsumimi i madh i mjeteve laksative mund të krijojë probleme plotësuese. Obstipacioni mund të eliminohet nëse çdo ditë pini nga 8 gota ujë, si edhe me konsumim më të madh të perimeve dhe të pemëve të freskëta. Duhet të i shmangeni ushqimit shumë të përpunuar i cili nuk përbën fibra. Të mos harrojmë se asnjëherë nuk duhet të lihet anash aktiviteti fizik.
Shpresoj se me këto këshilla të shkurta arrita t’ ju informoj shkurt për disa nutritivë të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni disa prej problemeve më të shpeshta të grave.
Këshilla ime është se me ushqim të drejt mund ta bëni preventivën më të mirë, ta ruani shëndetin tuaj, të keni figurë të bukur, e me këto të dyja së bashku do të ndiheni më të bukura dhe shpirtërisht më të pasura. /Telegrafi/