Telegrafi

Ushqimi i cili ngadalëson plakjen

Derisa plakemi është e rëndësishme që në organizëm të fusim sa më shumë ushqim i cili ka veçori antiinflamatore siç janë pemët edhe perimet e freskëta dhe peshku dhe të reduktojmë konsumin e ushqimit siç janë mishi, ushqimi i përpunuar industrialisht dhe sheqernat e rafinuara.

Në morinë e ushqimeve të shëndetshme dallohen pesë ushqime veçoritë shëruese të të cilave ndikojnë veçanërisht mirë në ngadalësimin e procesit të plakjes:

Frutat malore. – Nuk është e rëndësishme se cila, dredhëzat, boronicat, mjedrat… zgjedhja është e madhe dhe secila nga këto janë të pasura me antioksidantë, të cilat kanë rëndësi të madhe për pamje rinore.

Perimet e familjes së lakrës. – Brokoli, karfioli, lakra dhe të tjerat ndihmojnë mëlçinë të largojë toksinat nga organizmi.

Lakra gjelbër. – Kjo perime e gjelbër është shumë e pasur me vitaminën K, kalium dhe luteinë, të cilët mbajnë shikimin e mirë dhe eshtrat të forta, ndërsa e nivelojnë edhe shtypjen e gjakut.

Fasulja e zezë. – Gjithmonë duhet të keni fasule të zezë në rezerva, e cila është e pasur me proteina, të cilat treten ngadalë, fibra dhe antioksidantë, të cilat na ndihmojnë që lëkurën ta mbajmë sa më gjatë të re dhe elastike.

Çaji i gjelbër. – Çajin e gjelbër pini të nxehtë dhe të ftohët, verës dhe dimrit sepse është i pasur me flavonoide të cilat e mbrojnë organizmin nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjet e caktuara kancerogjene. /Telegrafi/