Site icon Telegrafi

Ushqimi i armiqve

“Conflict Kitchen” është ide e John Pen, Jon Rubin dhe Dawn Welesko, ndërsa ushqimi në meny ndryshon çdo katër muaj, ose çdo katër muaj do të shërbehet ushqimi i një shteti tjetër, me të cilin Amerika është në konflikt.

Përveç ushqimit, të gjithë të interesuarit do të informohen për politikën, kulturën dhe problemet nga shteti që është në “meny” nëpërmjet performancave të ndryshme dhe ngjarjeve të cilat do të organizohen në kuadër të këtij projekti.

Irani është shteti i parë i cili u gjend në repertor, ndërsa restoranti momentalisht mban emrin Kubideh Kitchen. Ushqimi i servuar mbështillet me letra në të cilat janë të shkruara thënie për Iranin, qeverinë, kulturën dhe për qëndrimet amerikane për atë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version