Të dhënat e mbledhura gjatë gjashtë viteve nga 2217 persona të eksperimentuar, tregojnë se ushqimet e natës janë të lidhura me një rrezik më të madh të dëmtimit të dhëmbëve, pa marrë parasysh llojin e konsumuar të ushqimit.
Shkencëtarët besojnë se shkak i kësaj është ulja e tajimit të pështymës gjatë natës, pasi sasi të mjaftueshme të pështymës janë të nevojshme për të eliminuar mbeturinat e ushqimit në gojë, shkruan revista Eating Behaviours.
Krahas pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, shkencëtarët propozojnë që një orë para gjumit asgjë të mos hahet dhe të pihet vetëm ujë. /Telegrafi/