Telegrafi

Ushqimi falas, vazhduan të hanë – dy të ftuarit indianë në një dasmë nuk u larguan, edhe pse zjarri shpërtheu pas tyre

Ky është momenti qesharak kur dy të ftuar në një dasmë indiane futen në bufenë ku jepej ushqim falas – pavarësisht një zjarri masiv që shpërtheu pas tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të filmuara në Bhiwandi, në Maharashtra, Indi, hapen me një pamje të dy burrave në tavolinë duke bërë bisedë me operatorin e kamerës.

Burri me këmishë të bardhë më pas i hedh vështrimin rastësisht zjarrit përpara se të kthejë vëmendjen te ushqimi.

Shumë njerëz në dasmë mund të shihen të shqetësuar me zjarrin teksa shpërtheu, por dy burrat që po filmoheshin ishin të pashqetësuar.

Më pas dyshja vazhdojnë bisedën pasi dasma kishte qenë e pandërprerë.

Sipas NDTV, zjarri ka rënë në dasmë për shkak të përdorimit të fishekzjarreve.

Zjarri shkatërroi gjashtë makina, disa karrige dhe dekorime nga festimet e dasmës në shtetin e dytë më të populluar të Indisë.

Katër makina zjarrfikësish shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin, sipas Korporatës Komunale të Thane, por nuk ka ndonjë të vdekur.

Dasmat indiane janë të famshme për ekstravagancën e tyre ndërkombëtarisht, megjithëse është e paqartë nëse mjetet piroteknike që thuhet se nisën flakët ishin pjesë e festimeve. /Telegrafi/