Telegrafi

Ushqimi ekzotik mund të shkaktojë alergji

Frutat e detit bëjnë pjesë në alergjenët më të fortë ushqimor. Në to ka shumë histamine- proteina e cila shkakton reaksion të fuqishëm të sistemit imunologjik. Dhe, derisa në shtëpi shumë rrallë i konsumojmë frutat e detit, në pushim jemi të prirë që të hamë specialitete të tilla, që mund të na kushtojnë shumë.

Po ashtu, reaksione të forta alergjike shkaktojnë edhe produktet arrore, e në radhë të parë kikirikët. Prandaj mjekët këshillojnë që të kihet kujdes para konsumimit të ëmbëlsirave që përmbajnë produkte arrore.

Reaksion të fortë mund të nxisin edhe djathërat e vjetër dhe kaçkavalli. Ata përmbajnë sasi të mëdha të tiraminës- proteinë e rrezikshme për personat alergjikë. /Telegrafi/