Telegrafi

Ushqimi edhe për dhjetë vjet do të mbetet i shtrenjtë

Ndonëse çmimet do rrëshqasin nga nivelet e larta që kanë arritur në gjysmën e parë të vitit, në terminë afatgjata duhet pritur shtrenjtimin e drithit 20 për qind, kursi të mishit -30 për qind, tërheqin vërejtjen OECD dhe FAO. “Parashikimet për çmime të larta dhe të ndryshueshme të produkteve bujqësore bazohen në ngritjen e ngadalshme të furnizimit, përkundër pritjeve për shtimin e kërkesës”, kanë parashikuar këto dy organizata zhvillimet deri në vitin 2020.

Raporti është publikuar në prag të takimit të ministrave të bujqësisë të 20 vendeve ekonomikisht më të zhvilluara, në përgatitje të takimit të grupit G20, i cili javën që vjen mbahet në Paris. Autorët e raportit si arsye kryesore për rritjen e çmimeve përmendin oscilimet ndërmjet ofertës dhe kërkesës por jo edhe të spekulimeve.

Ministrat e G20 do të mundohen të arrijnë marrëveshje për masat që do të shtojnë transparencën dhe të ashpërsojnë rregullimin e tregut të mallrave pas shtrenjtimit të madh të ushqimit në dy vitet e fundit. /Telegrafi/