Telegrafi

Ushqimi edhe kariesi

Bonbonet me xhelatinë, janë të rrezikshme për shkak të xhelatinës e cila ngjitet për dhëmbësh dhe i mban edhe bakteret për një kohë të gjatë duke u krijuar ambient ideal për shumimin e tyre dhe për t’u përgatitur për “sulm”. Edhe nëse nuk mund t’i shmangni plotësisht ato, mundohuni që ato të jenë pa xhelatinë.

Secili ushqim i cili përmban sheqer nxit tajimin e acidit nga pështyma me ç’rast fillon procesi i demineralizimit të dhëmbit, i cili paraqet hapin e parë në formimin e kariesit. Kjo do të thotë se secili pushim i cili shoqërohet me ngrënien e një frute apo madje edhe pirjen e çajit me sheqer, paraqet rrezik për dhëmbët tuaj.

Ushqimet e forta të cilat forcojnë muskujt përtypës, shpejtojnë përtypjen dhe prodhimin e pështymës, mundësojnë dhëmbët të pastrohen më shpesh nga pështyma dhe zvogëlojnë aciditetin e gojës. Për këtë arsye më mirë të vendosni për biftek sesa për pleskavicë, hani fruta të freskët në vend të kompoteve … Ndërsa rekomandohet përtypja e çamçakëzit pas çdo ushqimi nëse nuk keni mundësi t’i pastroni dhëmbët.

Derisa shumica e ushqimeve e rrisin rrezikun për karies, djathi zvogëlon aciditetin në gojë dhe neutralizon efektin dëmtues të ushqimeve të veçanta. I pasur me kalcium dhe fosfor, djathi po ashtu rrit efektin mbrojtës të pështymës. Për këtë arsye djathi është ushqim ideal në fund të çdo ushqimi, por me kusht që niveli i kolesterolit të mos jetë i lartë.