Site icon Telegrafi

Ushqimi e shëndeti

Soja ndihmon zemrën
Shoqata Amerikane e Kardiologëve rekomandon përdorimin e sojës në sasi më të mëdha. Në fakt, është vërtetuar se soja e përshpejton uljen e nivelit të kolesterinës në gjak, që do të thotë se zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Profesionistët porosisin përdorimin ditor prej 40 g albuminash të sojës, që i përgjigjet sasisë prej 100 g të farave të thata të sojës.

Lëvorja e limonit kundër kolesterinës
Kolesterina më e rrezikshme është ajo që e prodhon organizmi ynë, ndërsa është e lidhur me nivelin e sheqerit në gjak. Disa hulumtime kanë dëshmuar se lëvorja e limonit dhe vajrat esenciale të koprës përmbajnë materie që e rregullojnë tajitjen e insulinës, e me këtë edhe prodhimin e kolesterinës.

Çaji përmirëson qarkullimin
Hulumtimet në Universitetin e Bostonit kanë treguar se gjysmë filxhani çaj në ditë i forcon muret e brendshme të enëve të gjakut. Ky efekt vjen nga antioksidansët natyralë, të cilët i përmban çaji, ndërsa pengojnë krijimin dhe rritjen e shtresave të cilat do të mund të mbyllnin enët e gjakut, e me këtë të vështirëson in qarkullimin.

Mos pini ujë me klor
Hulumtimet e ujit të pijes kanë treguar se ai përmban sasi të tepërta të klorit, i cili është burim shumë i rëndësishëm i radikalëve të lirë, i molekulave me efekt oksidues. Prandaj, rekomandohet që për pije të përdoret uji i pagazuar mineral. Sidomos uji burimor i malit.

Vajrat e drithërave – burim i rinisë
Me kalimin e viteve, membranat e qelizave dhe të indeve, shpejt ose ngadalë, humbin fluiditetin dhe në atë proces ndikon me të madhe përdorimi i thartirave yndyrore. Prandaj, rekomandohet që përdorimi minimal ditor të jetë prej 6-7 gramë. Burimet më të mira janë vajrat e drithërave të cilat duhet përdorur të paziera, sepse rritja e temperaturës nxit oksidimin.

Ushqimet integrale kundër tumorit
Është vërtetuar se vitamina natyrale E, e cila gjendet më së shumti në drithërat integrale dhe në vajrat e drithërave, rregullon tajitjen e insulinës, shtimi i nivelit të së cilës rrit rrezikun nga shfaqja e tumorit. Për këtë arsye, për ushqim rekomandohen ushqimet e papërpunuara.

/Telegrafi/

Exit mobile version