Përveç kësaj, marrja e shtuar e mineraleve të përmendura, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe infarktit.
Shkencëtarët mendojnë se prezenca me bollëk e pemëve dhe perimeve tek ushqimi vegjetarian, është arsye se pse ata shumë rrallë vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.
Në fakt, pemët dhe perimet në përgjithësi përmbajnë kalium, ndërsa edhe një sasi të vogël të natriumit. Për krahasim, në vendet e zhvilluara ku gjasat për presion të lartë të gjakut janë më të mëdha, njerëzit konsumojnë ushqim mjaft të proceduar dhe sasi afërsisht dyfish më të madhe të natriumit nga e preferuara, derisa marrja e kaliumit është shumë e vogël.