Telegrafi

“Ushqimi dhe Korrupsioni” (Video)

Në ekspozitën “Data Cuisine”, e organizuar sot nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së, janë prezantuar tetl lloje ushqimeve të përgatitura.

E veçanta e këtyre ushqimeve është se gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.

Zyrtari i projektit për Anti-Korrupsion në UNDP-i, Vigan Hoxha, tha se qëllimi i kësaj ekspozite ka qenë se si t’i jetësojnë nëpërmjet ushqimit shënimet që i shohim dhe i lexojmë çdo ditë për korrupsionin.

Ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”, do të jetë e hapur për dy ditë, ndërsa ky lloj i shprehjes së protestës kundër korrupsionit, është organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuwarden dhe Gembloux, raporton KosovaPress.