Rezultatet e studimit të publikuar në revistën “Cancer Prevention Research”, tregojnë se klorofilina, derivat i klorofilit, ka dhjetëfish fuqi më të madhe në ‘mbytjen’ e qelizave të kancerit sesa barnat standarde hemoterapeutike.
Aftësi të ngjashme ka treguar edhe minerali selen, i cili është i pranishëm në hudhër dhe në ushqimet arrore braziliane.
Shkencëtarët shpresojnë se kombinimi i ushqimit natyral me terapinë konvencionale të barnave, përmirëson rrjedhën dhe suksesin e kësaj terapie.