Nëse bebja juaj i ka mbushur gjashtë muaj, shikoni këto propozime për drekë, zëmër dhe darkë për tri ditë.
Pasi që bebes t’i keni përgatitur ushqimin e fortë, është e nevojshme që çdo ditë të kini kujdes për zgjedhjen e artikujve dhe recetave, transmeton Telegrafi.
Kur të bëni zgjedhjen e disa artikujve, nënat shpesh mbeten pa ide. Pra, ne po ju japim disa propozime…
DITA E PARË
Kafjalli (pasi të zgjohet bebja)
Ushqimi me gji apo formula e qumështit
Dreka (rreth orës 11:30)
Perime dhe supë pule
Receta: Në një l ujë zieni një kofshë pule, tri karota, dy lugë majdanoz dhe dy patate, rreth një orë e gjysmë.
Kur të bëhet gati, grini në blender karotat, një patate dhe majdanozin me lëngun e supës.
Zëmra (rreth orës 16:00)
Një mollë e marinar dhe e pastruar e ndrydhur me pirun
Darka (rreth orës 19:30)
Grimca instant qumështi me oriz dhe misër të përziera me ujë.
DITA E DYTË
Kafjalli (pas zgjimit)
Ushqimi i bebes me qumësht gjiri ose formula e qumështit.
Dreka (rreth orës 11:30)
Kungulleshë me griz misri.
Receta: Në dy decilitra ujë zieni gjysmë kungulleshe të madhësisë mesatare. Kur të bëhet gjysmë e butë, shtoni tri lugë griz misri dhe vazhdoni zierjen. Shtypeni ose përzieni në blender. Sipas dëshirës, shtoni pak vaj të ftohtë të kulluar ulliri.
Zëmra (rreth orës 16:00)
Kajsi e freskët e grirë në blender.
Darka (rreth orës 19:30)
Drithëra të grira në qumësht me oriz dhe misër të tundura në ujë.
DITA E TRETË
Kafjalli (pas zgjimit)
Ushqimi i bebes me qumësht gjiri ose formula e qumështit.
Dreka (rreth orës 11:30)
Oriz, kungulleshë dhe karfiol.
Receta: Orizin përgatiteni kur është gjysmë i zier, shtoni gjysmë kungulleshe të qëruar dhe gjysmë grushti lule karfioli dhe vazhdoni zierjen. Në fund të gjitha shtypni apo kulloni në kulluese.
Zëmra (rreth orës 16:00)
Një banane e shtypur.
Darka (rreth orës 19:30)
Drithëra të grira në oriz me misër të tundura në ujë.
Vërejtje: Nëna beben e vet duhet ta ushqejë me qumësht gjiri në çdo moment, përkatësisht kur vlerëson që bebja ka nevojë për ushqim apo kur bebja kërkon. /Telegrafi/