Telegrafi

Ushqimi bazë i lëkurës gjendet në produktet e kujdesit

VITAMINA A

Parandalon plakjen e parakohshme. Dermatologët sugjerojnë përbërësit e saj për terapinë e akneve. Zvogëlon shfaqjen e vijave të holla dhe madhësinë e poreve në sipërfaqen e lëkurës.

Është e pranishme në pomada që shkaktojnë një rrjepje të lehtë të lëkurës e largim të qelizave të vdekura prej saj, si dhe aktivizon mekanizmat e rigjenerimit të qelizave duke i dhënë një pamje më të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

VITAMINA B

Vetëm vitet e fundit po shqyrtohet veprimi i vitaminave B kompleks në fushën e bukurisë, sidomos B5 dhe e B3 si përbërës në produkte të bukurisë duke ndikuar në një lagështi më të mirë të lëkurës.

VITAMINA C

Ka veprim antioksidues dhe ndihmon në pamjen rinore të lëkurës. Studimet kanë provuar që mund të zvogëlojë acarimet që formohen nga veprimi i rrezeve të diellit ultravjollcë.

Aktivizon procesin fizik të rigjenerimit të indeve të lëkurës; kështu që, ngadalëson dhe përballon procesin e plakjes. Ristrukturon lëkurën duke ofruar shumë gjallëri dhe shëndet, rrezatim dhe pamje të freskët.

VITAMINA E

Antioksidant i fortë kundër plakjes së parakohshme. Parandalon oksidimin e lipideve në membranat qelizore nga dëmtimi i parakohshëm, ndërkohë që paralelisht rrit nivelet e lagështisë në lëkurë. Forcon mbrojtjen e lëkurës nga ndikimet e mjedisit.

VITAMINA F

Është veçanërisht e çmuar për lëkurat e pjekura. Ndihmon në rigjenerimin e qelizave, në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, forcon rezistencën natyrale, elasticitetin dhe ndriçimin e saj. /Telegrafi/