Telegrafi

Ushqimi adekuat për kualitet adekuat të flokëve

ass. dr. Mybera Ferizi, dr.sci

Yndyrat me prejardhje shtazore i përdorni në minimum, kurse ato me origjinë bimore i përdorni sa më shumë. Në ushqim të keni sa më shumë sallata të gjelbër, pemë, e posaçërisht kajsia e kumbulla të terura, të cilat kanë sasi të madhe të vitaminës B dhe bëjnë asimilimin e karotinës, përbërësit kryesorë të flokut. Sasinë e duhur ditore të vitaminave mund ta plotësoni me një lugë tharmë të birrës çdo ditë në mesditë para buke.

Tharmi i birrës është i njohur me përbërjen e pasur të vitaminave të grupit B. Dashamirë i flokut është edhe vitamina F, e cila gjendet në vaj të lulediellit dhe në misër. Kjo është arsyeja që të përdoren më shumë në formë të freskëta e sidomos në sallata.

Për flokë të thatë të përmendim edhe një përbërje të cilën do t’ju përgatitin në barnatore:
Tincture Chamomillae 15.00; Cholesteroli 0,60 60; Oleum Ricini 20.00; Chanel XXX gut.; Spiritus dilutus 125.00.

Me këtë përbërje çdo mëngjes u bëni masazh flokëve. /Telegrafi/