Ju veçse mund të jeni në dijeni se konsumimi i një diete të mbushur me ushqime të shëndetshme mund t’ju ndihmojë në trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.
Por, a e keni ditur se disa ushqime të tilla bëjnë mrekulli edhe për lëkurën tuaj?
Sipas një numri të madh të hulumtimeve, ushqimi i shëndetshëm mund të jetë po aq i rëndësishëm sa locionet dhe kremrat që i aplikoni në fytyrën tuaj.
Eksperti i nutricionit dhe doktori i mjekësisë alternative, David Wolfe, ka treguar se këshillat e tij iu kanë ndihmuar shumë aktoreve dhe modeleve të duken më të bukura.
Por, çfarë përfshin një dietë e tillë?
Dieta përfshin konsumimin e sasive të mëdha të avokados, kakaos, farave chia dhe quinoa, etj.
Por, Wolfe insiston se edhe ushqimet antioksiduese si ullinjtë, kokosi, aloe vera dhe shafrani e ndihmojnë lëkurën nga plakja e parakohshme.
Ndër tjerash, Wolfe thotë se duhet të konsumoni më shumë magnez sepse është mineral i rëndësishëm që i kontrollon proceset e detoksikimit. /Telegrafi/