Gjatë shtatzënisë, femrat e bëjnë më të mirën që munden për t’iu përmbajtur një stili të shëndetshëm të jetesës.
Disa ushqime dhe pije nuk janë aq të sigurta për t’u konsumuar gjatë atyre 9 muajve, transmeton Telegrafi.
Llojet e caktuara të peshkut
Gjatë shtatzënisë është mirë të qëndroni larg 2 llojeve të peshkut:
– Peshkut që përmban nivele të larta të merkurit sepse merkuri është ndërlidhur me probleme në zhvillim dhe probleme të trurit te bebja
– Peshqve që merren nga lumenjtë apo rrjedhat tjera të ujit që gjenden afër kompanive të mëdha apo burimeve tjera të ndotjes.
Djathi i butë
Ky lloj djathi mund të përmbajë E. coli – baktere që shkakton probleme të pakënaqshme shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj.
Mos e teproni me kafeinë
Sasia e tepërt e kafeinës është ndërlidhur me lindje të bebes me peshë të vogël, lindje të parakohshme, abort, etj. Një kafe apo çaj në ditë konsiderohet sasi e sigurt, por mundohuni ta mbani nën 200 mg.
Alkool
Alkooli që e pini mund të kalojë përmes placentës në beben tuaj. Alkooli gjithashtu ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e vështirëson procesin që vlerat ushqyese dhe oksigjeni t’i arrijnë nivelet e rekomanduara në trupin e bebes. /Telegrafi/