Telegrafi

Ushqimet që shkaktojnë kokëdhimbjen dhe migrenën?

Fajtori sipas shkencëtarëve është tiramina, derivat i aminoacideve natyrore i cili shfaqet pas rënies së nivelit të proteinave. Tek njerëzit e ndjeshëm ndaj kësaj molekulë, tiramina shkakton rritjen e shtypjes së gjakut e më pas rritja e shtypjes së gjakut shkakton kokëdhimbjen.

Simptomat e tiraminës shkaktojnë reaksione alergjike dhe migrenë, ndërsa që studimet tregojnë se më shumë se 20% e migrenës shkaktohet si mostolerancë ndaj tiraminës.

Ushqimet që përmbajnë tiraminë: djathërat e fermentuara, vera e zezë, tharmi i bukës, rrushi i zi, birra, çokollata, agrumet, lakra turshi…etj.

Për tretje më të lehtë të ushqimeve që përmbajnë këtë substancë ndihmojnë artikujt e pasur me squfur si qepa, hudhra dhe brokoli. /Telegrafi/