Telegrafi

Ushqimet që ju bëjnë të disponuar

Nutricistët janë shumë të sigurt se pikërisht këto ushqime mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni në mënyrë fantastike.

Çokollata e zezë
Pos faktit se është shumë e shijshme, çokollata e zezë ka një sasi të madhe të magnezit – mineral ky i cili qetëson muskujt dhe zvogëlon tensionimin. Pos kësaj, çokollata e zezë është e pasur edhe me triptofan, i cili ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit.

Arrat
Arrat janë të pasura me plot acide ‘omega-3’, të cilat ndihmojnë në luftën kundër depresionit dhe ndryshimit të disponimit. Po ashtu përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

Spinaqi
Këto gjethe të gjelbra përmbajnë acidin folik, i cili ndikon në përmirësimin e disponimit. Acidi folik është një antioksidues që punon në mbrojtjen e qelizave të trurit nga radikalët e lirë që ndikojnë në humbjen e energjisë dhe rënien e disponimit.

Mishi i pulës
Ky lloj i mishit është i pasur me vitaminat B12 që ndikojnë në qetësimin e trupit tuaj. Mungesa e këtyre vitaminave mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa disponim.

Avokado
Pos se është shumë i dobishëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë, avokado në mënyrë të dobishme ndikon në neurotransmetuesit, shkaku se është i pasur me serotoninë.

Jogurti
Jo vetëm se shihet si një ushqim magjik, por probiotikët që gjenden në jogurt përmirësojnë disponimin, si dhe ndikojnë në forcimin e sistemit imun.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është përplot me teaninë, antioksidues ky që ndikon njësoj sikurse qetësues.

Frutat e malit
Boronicat, dredhëzat dhe mjedrat janë të pasura me antocianid dhe materie ushqyese që ndikojnë në zvogëlimin e simptomave të stresit dhe të depresionit.

/Telegrafi/