Ditëve të sotme, ne jetojmë në një botë të mbushur me toksina të cilat e ngarkojnë trupin tonë dhe shkaktojnë sëmundje e dhimbje të ndryshme.
Prandaj, detoksikimi i trupit është mënyrë e mahnitshme për ta përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm.
Si organ primar përgjegjës për eliminimin e toksinave nga sistemi, mëlçia më së shumti dëmtohet nga këto substanca, prandaj detoksikimi i mëlçisë është diçka që të gjithë duhet ta bëjmë herë pas here.
Përveç se e pastron gjakun, mëlçia kryen edhe funksione tjera të cilat janë të rëndësishme për shëndetin tonë.
Për ta përmirësuar sa më shumë funksionin e mëlçisë, ju duhet t’i hani disa ushqime të caktuara, siç janë:
– Xhenxhefili
– Hudhra
– Spinaqi
– Domatet
– Grejpfruti
– Avokado
– Mollët
– Arrat
– Asparagusi
– Çaji i gjelbër
– Lakra, etj. /Telegrafi/