Ata kanë konsumuar ushqime të pasura me fitosterole (1 g/1000 kcal), sojë (23 g proteina të sojës/1000 kcal), fibra të tretur ushqyes (10 g/1000 kcal) dhe bajame (23 g/1000 kcal).
Ushqimet e lartëshënuara janë zgjedhur për shkak të ndikimit të tyre pozitiv në eliminimin e lipoideve të dëmshme në gjak.
Rezultatet pas një viti kanë treguar se niveli i yndyrave është zvogëluar, ndërsa njëkohësisht është zvogëluar edhe shtypja e gjakut, që do të thotë se rreziku për sëmundje kardiovaskulare në fund të studimit ka qenë shumë më i vogël.