Vaji i peshkut. – Arsyeja e thjeshtë se pse do të duhej menjëherë të filloni me përdorimin e vajit të peshkut është fakti se ai ju bën më të mençur dhe e përmirëson kujtesën tuaj. Ekspertët thonë se acidet yndyrore omega-3, të cilat ndodhen, për shembull, në sardele, janë ushqim i shkëlqyeshëm për trurin tuaj.
Perimet me gjethe të gjelbra. – Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë plot me vitamina C dhe beta-karoten. Ato gjithashtu përmbajnë folate, të cilat në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë kujtesën tonë.
Vezët. – Ato janë plot me minerale dhe vitamina, por kjo nuk është e gjitha. Vezët janë një ushqim i mirë për trurin. Ato janë një minierë e vërtetë e jodit dhe hekurit, vitaminës B12, dhe do të duhej t’i konsumoni të paktën dy herë në javë. Ndërsa hekuri prodhon rruaza të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në tru, jodi e përmirëson koncentrimin dhe rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve.
Çaji i gjelbër. – A e keni ditur se truri i njeriut përbëhet nga pothuajse 80 për qind ujë? Nuk kemi nevojë t’ju themi se tetë gota ujë në ditë janë thelbësore për funksionimin e organizmit tuaj. Ndërsa çaji i gjelbër mund të jetë një shtesë e përshtatshme – deri në tre gota në ditë. Ai, në fakt, e rrit vigjilencën mendore dhe e përmirëson kujtesën, ndërsa antioksidantët të cilët gjenden në të e zvogëlojnë rrezikun nga dementia.
Çokollata. – Konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë e përmirëson aftësinë kognitive, thonë ekspertët dhe shtojnë se flavonoidet (komponimet që gjenden në çokollatë) shkaktojë formimin e neuroneve të reja në tru, ndikojnë në formimin e kujtimeve të reja dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru. /Telegrafi/