Telegrafi

Ushqimet me kolesterol të ulët

Ja disa lajme të mira. Për të ulur nivelin e kolesterolit, ju mund të hani më shumë ushqime të sigurta. Disa “ushqime funksionale” është treguar të kenë efekt të madh në nivelet tuaja të kolesterolit. Ato janë edhe më të shijshme se sa një tabletë e pirë me një gotë uji.

Hulumtuesit kanë gjetur se disa ushqime, siç janë acidet yndyrore, arrat, mielli i tërshërës, krundet e tërshërës dhe ushqimet e pasura me sterole ose stanole bimore, mund të ndihmojnë të kontrolloni kolesterolin. Disa studime kanë treguar se dieta e kombinuar me këto “superushqime” mund të ndikojë në uljen e kolesterolit LDL (“të keq”) po aq sa edhe medikamentet për uljen e kolesterolit.

Por, shtrohet pyetja se sa të fuqishme janë faktet? FDA (Administrata Amerikane për ushqim dhe barna) ka rishikuar hulumtimet mbi secilën prej këtyre ushqimeve dhe iu ka dhënë atyre statusin “të shëndetshme” për menaxhimin e kolesterolit.

Filloni të hani ushqime me kolesterol të ulët

Menaxhimi i koleserolit të lartë nuk është projekt i thjesht të cilin mund ta realizoni vetë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Dhe derisa ndryshimi i ushqimit mund të ndihmojë shumë, shumë njerëz edhe më tej kanë nevojë për të reduktuar rrezikun e sulmeve në zemër, të cilët janë pasojë e nivelit të lartë të kolesterolit.

Po ashtu, mbani mend se këto ushqime nuk janë barna. Një grusht me arra ose produkte të thata me miell nga tërshëra, nuk do t’ju bëjnë të pathyeshëm. Ata nuk ju japin leje për të ngrënë të gjitha ushqimet me sasi të mëdha yndyrash që dëshironi. Për të arritur përfitime, edhe më tej duhet të hani ushqime me pak yndyra, të kujdeseni për peshën, dhe të bëni më shumë ushtrime. /Telegrafi/