Telegrafi

Ushqimet “e shijshme” për zemrën tuaj

Çokollata e zezë
E para është çokollata e zezë, e cila redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Kafeja
Një lajm i mirë vjen edhe për të apasionuarit për kafenë, pasi thuhet se rreziku nuk shtohet aspak nga konsumimi i kësaj pije, por se rreziku i diabetit reduktohet në mënyrë të ndjeshme.

Vaji i ullirit
Gjithashtu ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit i cili redukton dukshëm problemet në koronare. /Mjeku.net/Telegrafi/