Telegrafi

Ushqimet e shëndetshme që mbajnë kolesterolin nën kontroll

Kolesterolit i lartë është një nga ato çështje të shëndetit që do shumë kujdes. Shumicën e kohës nuk ka simptoma të kolesterolit të lartë, që do të thotë se është e rëndësishme për ju të keni kolesterolin tuaj nën kontroll rregullisht nga një mjek.

Mbi të gjitha, kolesteroli i lartë mund të rrisë shanset tuaj për të marrë sëmundje serioze të zemrës. Lajm i mirë është se kolesteroli i lartë shpesh mund të zvogëlohet nëpërmjet ushtrimit të rregullt dhe një diete të shëndetshme.

Kolesterolit i lartë shkaktohet nga lipoproteina me densitet të ulët në muret e arterieve tuaja. Ushqimet e pasura me fibra dhe Omega-3 e zvogëlojnë këtë.

Studimet e Klinikës Mayo tregojnë se fibrat në tërshërës në zorrë e vogël, lidhen me molekulat e kolesterolit dhe i nxjerrin ato jashtë trupit.

Ngrënia e peshkut mund të ndihmojë uljen e tensionit të gjakut në sajë të niveleve të saj të larta të Omega-3 acide yndyrore.

Studimet tregojnë se fasulet pllaqi të cilat janë të pasura me fibra dhe proteina, poashtu mund të ulin nivelet e kolesterolit.

Hudhra mund të parandalojë ndërtimin e pllakave në arterie nga mbajtja e grimcave të kolesterolit, ndaj këshillohet përdorimi i 2-4 thelpinj në ditë.

Arrat, siç shkruan Idea, janë të dobishme në luftën kundër kolesterolit të keq pasi janë të pasura me acide yndyrore dhe ndihmojnë gjithashtu të luftojnë kolesterolin e lartë. /Telegrafi/