Klientët e restoranteve të ndryshme, kanë mbetur të habitur kur iu kanë sjellë ushqimet, të servuara në mënyrat më të pazakonta.
Tani është shfaqur në trend i ri në lokale të ndryshme, që po i shërbejnë ushqimet e ‘pa konstruktuara’ të cilat klientët duhet t’i bashkojnë vet, transmeton Telegrafi.
Prej shpagetave të ndara nga salca, deri te buka e thekur dhe avokadoja, janë disa prej rasteve më ekstreme. As supa nuk i ka shpëtuar trendit, pasi lëngu u nda nga perimet e pjekura.
Vizitori i një kafeneje që porositi lëng, u befasua kur ia dërguan dy portokaj të prerë dhe mjetin për shtrydhje, që gjithçka të përfundojë vet.
Imazhet që mund t’i shihni më poshtë, tregojnë këto forma më të pazakonta, që do t’ju bëjnë të kërkoni një pjatë normale. /Telegrafi/