Kërkuesit shkencorë nga Qendra kërkimore e kancerit "Fred Hutchinson" shtojnë sesi ushqimet sikur që janë patatet e fërguara, apo mishi i fërguar i pulës, lidhen edhe me rritjen e rrezikut nga paraqitja e formave më agresive të kancerit të prostatës.
Në fazën e ardhshme të studimit, shkencëtarët do të mundohen që ta zbulojnë se a e ka fajin për këtë përqindja e lartë e yndyrës në këto ushqime, apo bëhet fjalë për pasojat e vet procesit të fërgimit.
Revista profesionale "The Prostate" shton se disa studime të mëhershme tregojnë në mundësinë e formimit të agjentëve kancerogjenë gjatë procesit të fërgimit.
/Telegrafi/