Site icon Telegrafi

Ushqime të shijshme dhe të shëndetshme me më pak se 150 kalori

20 bajame – 140 kalori
Bajamet janë të pasura me fibra, studimet kanë zbuluar që individët të cilët gjatë dietës konsumojnë bajame më shpejt dhe më lehtë i heqin kilogramët e tepërt sesa ata që nuk i konsumojnë. Përveç kësaj, një konsumimi i 20 bajameve në ditë do të ketë efekte pozitive edhe për lëkurën dhe për zemrën tuaj.

2 lugë gjalpë nga kikirikët dhe 4 selino
Gjalpi nga kikirikët do ta shuajnë dëshirën tuaj për ëmbëlsira, ndërsa përveç faktit që selino ja ndihmon në luftën kundër celulitit, kjo perime do të bëhet një nga perimet tuaja të preferuara.Një pjesë e çokollatës së zezë – 139 kalori
Çokollata e zezë mund të ndihmojë në shkrirjen e shtresave dhjamore në zonën e barkut. Në fakt, kjo çokollatë e redukton nivelin e hormonit të stresit dhe rekomandohet konsumimi i saj para ndonjë takimi stresues.

Sandviçi me djathë dhe 1 vezë – 150 kalori
Nëse keni uri dhe keni nevojë për diçka më konkrete, zgjidheni sandviçin e shijshëm me një vezë dhe djathë. Përveç që do të ju ngopë, veza është një super-ushqim, përmban kolinë, e cila ndihmon në bllokimin e absorbimit të yndyrave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version